BigBrother eleminim i dyfishte: Largohet Dritani dhe Antonini

Eleminim i dyfishtë në BigBrother. Largohet Dritani dhe Antonini. Adelajde, Qetsori, Arjoni dhe Aida kalojne ne nominim për javën që vjen. Dritani: Djalë i edukuar dhe në mënyrën kategorike mjaft inteligjent.Një difekt i tij i cili është i madh, gjë për të cilën ai e ka pohuar dhe vetë,është impulsiviteti. Por publiku shqiptar, ndryshe sic kishin parashikuar vizitorët e faqes sonë në sondazhin që ne kishim lançuar, vendosi që i eleminuari i kësaj jave të jetë Dritani.Dy personat të cilët rrezikonin më shumë në sondazhin tonë, ishin Anjeza dhe Aida të cilat fituan pëlqimin e publikut që të qëndronin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Banorët e nominuar për këtë javë, janë përballur në studjo me analistët të cilët ju drejtuan secilit pyetje, që nuk ishin dhe aq të lehta për tu dhënë përgjigje.Por si gjithmonë, Vellai i Madh nuk e ka lënë të pa surprizuar mbrëmjen e sotme.Ai kishte vendosur që, nga shtëpia do dilte dhe një banor tjetër, i cili për fat të keq, vuri në pozitë të gjithë banorët pasi duhej të përzgjidhej nga vetë ata, pra eleminimi i banorit u bë në një mënyrë tjetër nga ajo që jëmi mësuar të shikojmë.Mimoza zgjodhi kandidatin e parë që duhej të shpëtonte, i cili ishte Adi e keshtu me rradhë.Ne fund ngelen 4 kandidatë, të cilët do të votoheshin nga pubilku, ku si rezultat i votimeve i eleminuari i dytë i Bigbrother për natën e sotme ishte Antonini.Antonini është i ndarë nga e dashura e tij e zemrës, për të cilën ndjen ende afeksion. Këtë ai e pohoi edhe sot ne dhomen e rrëfimit gjate dialogut me Arbanen.

Klikoni gjithashtu ...